Smart News

Osmani nga Çairi: “Ky është paralajmërimi i madh për rezultatin e referendumit të tetorit

Në një takim të mbajtur me strukturat e BDI-së në Çair, kandidati për kryetar komune Bujar Osmani ka marrë një valë të fuqishme mbështetjeje nga baza. Ai ka falënderuar anëtarët për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë dhe ka theksuar rëndësinë e këtij momenti politik.

“Çairi po e paralajmëron me zë të lartë rezultatin e referendumit të tetorit,” deklaroi Osmani.
“Faleminderit nga zemra për këtë valë mbështetjeje dhe për punën e jashtëzakonshme që po bëni çdo ditë në terren. Ky angazhim është energjia që na duhet për të fituar,” shtoi ai.

Takimi u zhvillua në atmosferë të mobilizuar dhe entuziaste në selinë e kësaj partie në Çair, me pjesëmarrje të madhe nga aktivistët dhe përfaqësuesit lokalë të partisë.

Osmani theksoi se Çairi është një nga shtyllat kryesore të betejës politike të ardhshme dhe se qytetarët po kërkojnë lidership të përgjegjshëm dhe vizionar.

“Në tetor, qytetarët do të flasin qartë. Ata duan ndryshim, duan dinjitet, dhe duan që zëri i tyre të dëgjohet e respektohet. Ne jemi këtu për ta bërë këtë realitet,” përfundoi Osmani.

Exit mobile version