Osmani në takim në Këshillin Veriatlantik, urime për ditëlindjen e parë nga anëtarësimi në NATO

77 0

“Ne jemi NATO” tashmë nuk është vetë parullë por realitet, theksoi dje ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nga Brukseli, në kuadër të takimit të Këshillit Veriatlantik në nivel të shefave të diplomatëve.

Në fjalimin në takimin e parë në Këshillit Veriatlantik, që po mbahet me prani fizike, pas pauzës prej një viti për shkak të pandemisë me Kovid-19, Osmani e theksoi përkushtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në sigurinë rajonale, si dhe pjesëmarrjen aktive në kuadër të ruajtjes së sigurisë globale.

E potencoi edhe kontributin e vendit sa i përket prioriteteve të Aleancës në përballjen me kërcënimet dhe sfidat e sigurisë. Në atë kontekst, Osmani e theksoi rëndësinë të cilën Aleanca e jep në luftën kundër terrorizimit dhe aktivitetet e mëtutjeshme të ndërmarra për përballje me këtë kërcënim. Shprehu edhe mbështetje për propozimet strategjike në lidhje me zhvillimin e mëtutjeshëm konceptual të së ardhmes së Aleancës që përmban NATO 2030.

Të jesh i barabartë me 30 më të fuqishmit në botë nuk është vetëm kënaqësi personale, por krenari për të gjithë qytetarët tanë. “Ai nuk është vetëm dallim simbolik por thelb i përparimit tonë si shtet: në vend se si deri më tani, kur për çështjet tona bisedohej në takime në të cilat informatat i merrnim nga kolegët tanë, tani jemi të pranishëm në tryezë, drejtpërdrejtë të marrim pjesë dhe ta paraqesim qëndrimin tonë për gjithë atë që po ndodhë në botë”, theksoi Osmani.

Vlerësoi se me anëtarësimin në NATO jo vetëm që ndryshoi roli ynë në politikën ndërkombëtare dhe arenën e sigurisë, por edhe thelbësisht u përforcua roli I Aleancës në mbarë rajonin. E theksoi edhe gatishmërinë e vendit që edhe në mënyrë kadrovike por edhe teknike t’u përgjigjet sfidave të anëtarësimit në Aleancë.

“Motoja ‘Ne jemi NATO’, nuk është tashmë parullë e zakonshme, ky është realitet dhe ne jemi me të vërtetë NATO. Jini krenarë, në këto momente e hartojmë historinë tonë të ardhshme, e realizojmë ëndrrën e një numri të madh të gjeneratave para nesh, duke krijuar të ardhme të sigurt, stabile dhe prosperuese për gjeneratat pas nesh”, konkludoi Osmani.

Duke potencuar se këtë vit po e festojmë përvjetorin e anëtarësimit tonë të plotfuqishëm në NATO theksoi se Maqedonia e Veriut sot është pjesë e familjes transatlantike të shteteve dhe qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë.

Siç informoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli, në takimin e djeshëm të ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka uruar ditëlindjen e parë nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Aleancë.

“Jam shumë krenar që të premten e festojmë përvjetorin e parë nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO dhe ia urova ministrit për Punë të Jashtme sot në mbledhje, kjo është mirë për Maqedoninë e Veriut dhe për të gjithë aleatët e NATO-s”, tha Stoltenberg, duke u falënderuar për kontributin e forcave ushtarake të Maqedonisë së Veriut në operacionet e Aleancës përgjatë botës dhe veçanërisht në Afganistan.

Në kuadër të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s në Bruksel Osmani dje u takua me sekretarin e përgjithshëm të SHBA-së, Entoni Blinken, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Anzhe Llogar.

Temë e bisedimeve me Blinkenin, siç kumtuan MPJ-ja, ishte partneriteti strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së i cili paraqet bazë për miqësinë shumëvjeçare ndërmjet dy vendeve, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Me Llogar, kanë biseduar për zhvillimin bilateral të marrëdhënieve, perspektiva evropiane e vendit veçanërisht me fokus të kryesimit të ardhshëm të Sllovenisë me BE-në, në gjysmën e dytë të vitit.

“Qëllimi ynë është i qartë, anëtarësim me të drejtë të plotë në BE dhe të gjitha përpjekjet tona janë në atë drejtim, të punojmë në mënyrë evropiane për t’i arritur vlerat evropiane. Presim vlerësim të arritjeve nga partnerët tanë”, potencoi Osmani.

Në dy sesionet e djeshme të mbledhjes, ministrat u kthyen në çështjet e prioritetit strategjik të Aleancës, siç janë stabiliteti rajonal, sfidat hibride dhe kibernetike, kontrolli i armëve, çarmatimi dhe mospërhapja e armëve. Ishte shqyrtuar stabiliteti në fqinjësinë e NATO-s dhe lufta kundër terrorizmit, gjendjet në Afganistan dhe Irak.

Mbledhja ministrore e NATO-s vazhdon edhe nesër me tema të shumta të rëndësishme për të ardhmen e Aleancës nga interesi duke ruajtur paqen dhe sigurinë e rendit botëror.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria