Categories: LajmePolitika

Osmani: Maqedonia e Veriut është ulur në prehrin e botës serbe (Video)

Ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka deklaruar se Shkupi është duke u larguar nga Bashkimi Evropian dhe po afrohet drejt botës serbe.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai ka pohuar se është zhdukur krejtësisht diskursi publik për BE-në në Maqedoninë e Veriut.

“Maqedonia e Veriut vërtet është në një udhëkryq serioz edhe në gjeopolitikë, shumë keq janë punët. Për shkak se diskursi publik me Bashkimin Evropian është zhdukur krejtësisht, unë kam thënë gjithmonë se problemet e Maqedonisë së Veriut do të fillojnë kur BE-ja nuk do të jetë më kartë fituese për zgjedhje,” tha Osmani.

I njëjti shtoi se shqiptarët janë pro BE-së në Maqedoninë e Veriut dhe se partitë politike maqedonase i ikin kësaj teme.

“VLEN-i i ik, sepse ka dështuar nga premtimet e saj se do të bëjë një shtytje në këtë proces dhe kemi mbetur vetëm ne, të cilët jemi një zë i vetëm që tentojmë ta mbajmë gjallë si temë. Problemi i vetëm është se largimi nga BE-ja nuk të fut në vakuum, në status quo, të fut në drejtim tjetër. Prandaj, alternativa është BE ose bota serbe, pa asnjë milimetër vakuum ndërmjet. Një hap më pak drejt BE-së është një hap më shumë drejt botës serbe. Andaj gjithmonë shqiptarët kanë qenë më pro-evropianë.”

“Për shkak se ata, edhe në vetëdije edhe në nënvetëdije, e dinë se ndërprerja e rrugës andej të dërgon këndej. Këtë po e shohim në jetën praktike, ne krejtësisht jemi ulur në prehrin e botës serbe, politikisht dhe në të gjitha aspektet,” tha Osmani. /Klankosova.tv

Admin01

Recent Posts

AKI hapi shtabin zgjedhor në Lagjen e Re në Gostivar me pjesëmarrje masive dhe atmosferë entuziaste

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka hapur zyrtarisht sonte shtabin zgjedhor në Lagjen e Re…

2 hours ago

Isen Shabani nënshkruan Kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike në Vrapçisht

Kandidati i Aleancës për Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Isen…

13 hours ago

Dogana kthen vulat vetëm në maqedonisht, shqipja eliminohet plotësisht!

Një lëvizje që ka shkaktuar indinjatë te punonjësit shqiptarë, por jo edhe te udhëheqësia e…

14 hours ago

“Të promovojmë ambient pozitiv dhe demokratik në prag të zgjedhjeve” – ambasadori Meidani takon shefin e misionit të OSBE/ODIHR-së

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, është takuar sot në Shkup me…

16 hours ago

Osmani: Çairi do të ketë Këshillin e Diasporës për mbështetje, investime dhe zhvillim të komunës

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, paralajmëroi themelimin e Këshillit të Diasporës…

17 hours ago

Selmani: Distancimi i Albin Kurtit nga VLEN-i është lëvizje e natyrshme politike

Publicistja Nafie Selmani ka komentuar zërat e fundit për një distancim të Kryeministrit të Kosovës…

17 hours ago