Osmani: I përjetshëm qoftë kujtimi për 243 të vrarët e Krushës së Madhe

e postuar më at 11:04
123 0

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, në 22 vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe, ka thënë se përveç se kjo ngjarje është dëshmi autentike e veprimit të regjimit gjenocidal të Serbisë, mbetet ende plagë e hapur për një pjesë të familjarëve të këtij fshati.

 

Osmani tha se kjo masakër është dëshmi autentike e veprimit të regjimit gjenocidal të Serbisë.

“Duke kujtuar këtë ditë, ne sot e kuptojmë peshën dhe çmimin që paguam për lirinë e vendit! Liria nuk ka kuptim pa adresimin e përgjegjësisë për ekzekutorët e kësaj masakre, siç nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme në rajon!”, shkroi Osmani në Facebook

Sot u bënë 22-vjet nga masakra e Krushës së Madhe, e cila përveç se dëshmi autentike e veprimit të regjimit gjenocidal të Serbisë, mbetet ende plagë e hapur për një pjesë të familjarëve të këtij fshati.

Janë shumë të pagjetur, fati i të cilëve ende mbetet peng, brengë dhe ankth jo vetëm për familjarët, por edhe për shtetin e Kosovës.

Në një aksion dyditor, regjimi serb manifestoi egërsi të paparë, duke ndarë burra e djem nga gratë e nënat e tyre dhe duke ekzektutuar 243 persona.

Dy dekada më pas, masakra e Krushës së Madhe është zëri i ndërgjegjes që thërret për drejtësi dhe zbardhje të fatit të të pagjeturve.

Duke kujtuar këtë ditë, ne sot e kuptojmë peshën dhe çmimin që paguam për lirinë e vendit!

Liria nuk ka kuptim pa adresimin e përgjegjësisë për ekzekutorët e kësaj masakre, siç nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme në rajon!

Ne nuk do ndalemi duke e thënë të vërtetën për Masakrën e Krushës, kudo dhe kurdo. Ne nuk do të ndalemi asnjëherë që t’i rrijmë afër familjeve dhe t’u themi se dhimbja e tyre është edhe e jona dhe që si institucione shtetërore nuk do zbrapsemi në përpjekjen për të kërkuar drejtësi!

 

I përjetshëm qoftë kujtimi për 243 të vrarët e Krushës së Madhe!

 

J X

nga kategoria