Osmani deklarohet pas takimit me Abdixhikun, pret përkrahje nga ish-kolegët e saj në LDK

e postuar më at 17:54
75 0

Kandidatja për Presidente të Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se gjithçka në këtë takim ishte në frymë pozitive, ndërkaq u shpreh se pret mbështetej nga ish-kolegët e saj në LDK.

Osmani në një deklaratë për Telegrafin tha se kanë diskutuar në këtë takim në detaje për platformën e saj presidenciale, ndërkaq u shpreh se pret që LDK-ja ta njoftojë për qëndrimin përfundimtar gjatë ditëve në vijim.

“Përgjithësisht ishte një takim shumë i mirë. Kisha mundësi që në detaje të flas për platformën time presidenciale, për fushat të cilat janë brenda funksionit të kreut të shtetit dhe mënyrën se si do t’i qasem opozitës në të ardhmen, sa i përket bashkëpunimit në këto fusha, kryesisht në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë, por edhe çështje të tjera që është e domosdoshme që të shtyhen përpara”, theksoi Osmani.

 

J X

nga kategoria