Categories: LajmePolitika

Osmani: Çairi do të ketë Këshillin e Diasporës për mbështetje, investime dhe zhvillim të komunës

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, paralajmëroi themelimin e Këshillit të Diasporës në komunë, qëllimi i të cilit është lidhja e komunës me mijëra çairas që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. “Çairi nuk është vetëm vendi ku jetojmë sot. Çairi është kudo ku jetojnë çairasit, në Zvicër, Gjermani, Austri, Itali, në SHBA dhe në mbarë botën. Ata janë ambasadorët tanë më të mirë dhe promotorët e vlerave tona, të identitetit tonë dhe mbështetës të përditshëm të familjeve të tyre këtu”, deklaroi Osmani.

Sipas tij, Këshilli do të jetë një urë e qëndrueshme bashkëpunimi, idesh të përbashkëta, investimesh dhe ruajtjeje të lidhjes së diasporës me atdheun. Osmani specifikoi edhe hapat konkretë për punën e Këshillit: krijimin e një regjistri të hapur të diasporës, organizimin e ditëve kulturore-ekonomike “Ditët e Diasporës” çdo verë, promovimin ndërkombëtar të Çairit si qendër historike e kulturore dhe vëllazërimin me qytete evropiane e botërore.

“Do ta hartoj Strategjinë Lokale për Diasporën, e cila do të jetë dokumenti i parë në nivel komunal për forcimin e lidhjeve mes nesh dhe do të krijojë rrugë të reja për bashkëpunim afatgjatë”, theksoi Osmani. Ai shtoi se vizioni i tij është që Çairi të mos mbetet vetëm një komunë e vogël në zemër të Shkupit, por të bëhet një komunë me dyer të hapura drejt botës, e fuqizuar nga diaspora e saj. “Këshilli i Diasporës do të jetë ura e këtij bashkimi. Çairi nuk përfundon me kufijtë e tij, por jeton kudo ku jetoni ju. Tani është koha të ecim përpara së bashku, duke ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët”, tha Osmani.

Admin01

Recent Posts

“Të promovojmë ambient pozitiv dhe demokratik në prag të zgjedhjeve” – ambasadori Meidani takon shefin e misionit të OSBE/ODIHR-së

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, është takuar sot në Shkup me…

2 hours ago

Selmani: Distancimi i Albin Kurtit nga VLEN-i është lëvizje e natyrshme politike

Publicistja Nafie Selmani ka komentuar zërat e fundit për një distancim të Kryeministrit të Kosovës…

3 hours ago

BE nënshkruan marrëveshje financiare prej 400 milionë eurosh për Palestinën

Një strukturë financimi prej 400 milionë eurosh u formalizua për Palestinën gjatë një ceremonie nënshkrimi…

3 hours ago

Buteli me shans historik: Mbi 50% votues shqiptarë, mund të bëhet komuna e dytë urbane në Shkup me kryetar shqiptar

Komuna e Butelit mund të bëhet komuna e dytë urbane në Shkup që do të…

4 hours ago

Skandal në Tetovë: Bilall Kasami shihet në shoqërinë e udhëheqësit të “Vojvodëve” Boban Misevski!

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, është fotografuar sot në shoqërinë e Boban Misevskit…

5 hours ago

Ish drejtori i burgut nga VLEN-i i, Afrim Idrizi i bashkohet Bujar Osmanit

Mbështetja për kandidatin e AKI-së për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, po rritet çdo ditë…

7 hours ago