Categories: LajmePolitika

Osmani: BDI është reformuar në momentin që Mexhiti doli nga BDI

BDI është reformuar në momentin që Mexhiti ka dal prej BDI-së. Kështu është përgjigjur nënkryetari i BDI-së, njëherësh kandidat i AKI për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, në pyetjen e gazetarëve sot për kërkesën e Izet Mexhitit se partia e Ali Ahmetit duhet të reformohet dhe pastaj të synojë Qeverinë.

“BDI është reformuar në momentin që Mexhiti ka dal prej BDI-së. Për shkak se ne kemi pasur një proces të vetingut serioz. Kritikat më të mëdha që i kemi pasur nga ndërkombëtarët, nga njerëzit, se ekzistojnë disa persona në BDI, të cilët i japin njollë partisë. Shkëputja e këtij personi, kësaj ekipe në BDI është vetingu më i madh që është bërë në BDI. Mua më vjen mirë që njerëzit që i besuan, tash kanë nisur të kthehen në shtëpinë e tyre. Të kthehen te Ali Ahmeti. Sepse, ata nuk e ndërrojnë Ali Ahmetin për Bilall Kasamin e për disa të tjerë që t’i kenë liderë”, tha Osmani.

Aktivistët, vijoi më tej ai, që iu bashkëngjitën në fillim, për shkak se menduan që me të vërtet ka një ndryshim- ishte një situatë e tillë, tash masovikisht janë bërë pjesë e AKI-së.

“Këtu po ndodh bashkimi më i madh historik pas 2001-shit. Nuk ka pasur bashkim të shqiptarëve si në këto zgjedhje. 90% e trupit votues shqiptar është pjesë e AKI-së. Kjo betejë është në mes shqiptarëve dhe shqiptarëve të Mickoskit”, u shpreh Osmani.

Ndryshe, mbrëmë në Saraj, Izet Mexhiti bëri thirrje të reformohet BDI, pasi siç tha ai, të gjithë këtë e kërkojnë, si ndërkombëtarët ashtu edhe partitë politike në Maqedoni. (koha.mk)

Admin01

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

6 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

7 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

10 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

11 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

11 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

12 hours ago