Categories: LajmePolitika

Osmani: 350.000 euro në muaj nga Çairi përfundojnë tek aktivistët partiakë të VLEN-it

Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, në takimin e mbrëmshëm me qytetarët, ashpër e dënoi, siç e quajti ai, “sistemin masiv për nxjerrjen e parave nga buxheti i komunës përmes kontratave fiktive dhe abuzimeve”.

“Duhet të jemi realistë. Buxheti i Çairit është i kufizuar. 67% shkon për paga, ndërsa nga pjesa e mbetur bëhen kontrata fiktive. Në korrik ka pasur 720 kontrata, angazhime pune fiktive për persona që rrinë në shtëpi dhe shkruajnë statuse kundër meje dhe jush, kundër kauzës sonë. Kjo kushton 350.000 euro në muaj nga paratë e qytetarëve, nga taksat tuaja”, theksoi Osmani.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të kontrollojnë platformën Open Finance, mjet zyrtar i Ministrisë së Financave, i mbështetur nga Ambasada Amerikane, ku shihet qartë se si shpenzohet buxheti publik.

“Kanë formuar një parti të re, ndërsa ne duhet t’ua paguajmë aktivistët? T’ua paguajmë edhe kafetë dhe restorantet me paratë tona? Kjo është e papranueshme. Në Seravë apo në Doxhonskë, me ato 350.000 euro mund të realizohej çdo muaj nga një projekt serioz”, tha Osmani.

Ai e krahasoi këtë situatë me gjendjen e higjienës dhe ndotjes në komunë.

“Sikur ata 720 persona të dilnin të paktën ta pastronin Çairin, sot nuk do të ishte komuna më e ndotur në Shkup”.

Në fjalimin e tij, Osmani theksoi edhe dimensionin moral të parasë publike.

“Çdo denar nga buxheti është amanet. Çdo denar i keqpërdorur është haram që e fut në shtëpinë tënde dhe me të ushqen fëmijët e tu”, përfundoi ai.

Admin01

Recent Posts

Bujar Osmani: Aleanca Kombëtare për Integrim po ngrihet në një forcë të bashkuar, të fortë dhe inspiruese

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, sonte ka…

10 hours ago

Blerant Ramadani takon banorët e Krushopekut, zotohet për investime në infrastrukturë dhe sport

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku…

11 hours ago

Bajram Rexhepi së bashku me rinistët e AKI vizituan Rrugën e Butiqeve në Tetovë

Kandidati për kryetar komune të Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi, sot së…

11 hours ago

Selmani: Lëvizja “Arbëria” është krijesë e vet VLEN-it

Shkruan Nafie Selmani Në qarqe të ndryshme politike, por edhe brenda vetë strukturave të VLEN-it,…

13 hours ago

Deputetja Rina Ajdari ironizon me Arben Fetaun: Parmendo a mund të ”flas shqip”

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari Rustemi, ka ironizuar me Zëvendëskryeministrin për Qeverisje…

14 hours ago

Xhabir Deralla: Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po përkeqësohen

Në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, analisti politik, Xhabir Deralla, ofron një vështrim kritik…

14 hours ago