Organizoi dasmë me 110 mysafirë, arrestohet 35-vjeçari nga Tetova

e postuar më at 21:10
121 0

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë e ka arrestuar dhe ka parashtruar padi penale ndaj pronarit të restorantit, 35-vjeçarit K.K. nga Tetova, pasi ka organizuar dasmë me 110 mysafirë.35-vjeçari ka kryer vepër penale – “mosveprim ndaj protokolleve shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”.“Më 04.03.2021, nëpunësit policor kanë kryer kontroll në objektin hotelerik ku kanë gjetur 110 persona të cilët kishin qenë duke u argëtuar në dasmë familjare”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Restoranti është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, ndërkaq pronari është arrestuar.

J X

nga kategoria