Smart News

Organizatori i turneut më të madh të boksit: Kasami na gënjeu, na la pa mbështetje

https://www.facebook.com/1680168176/posts/pfbid024a9fWzimvCg7nopnUWgA8cG82g3mwj4ZXj5iCHVkCED7SWwotfh6JtzDKhwwepxCl/?mibextid=5eVWNKReagim

Gjatë vitit 2023 na u premtua se do të kemi përkrahje nga Komuna e Tetovës për organizimin e aktivitetit “Night of the Champions” I cilli ishte turniri i dhjetë me rradhë.
Kerkesa jonë në Këshill u refuzua. Kryetari i Komunës, Billall Kasami vetë na e dha fjalën pra na premtoi se do të na perkrahë por kjo nuk ndodhi, me një fjalë na refuzoi.
Kështu që na detyruan te bëhemi lypsar, të dalim e të kërkojmë donator për një aktivitet që ishte atraksion për qytetin dhe për të gjithë qytetarët. ( casinot)

Unë personalisht, që nga prilli i këtij viti, e kam informuar Komunën se kemi kampionatin botëror në Tetovë, ngjarje e cila nuk ka ndodhur kurrë më parë në Ballkan, por nuk kishin interes duke u arsyetuar se Komuna nuk ka buxhet.

Nga ana tjetër, mbi 10 milion denarë kanë shpenzuar duke përfituar njerëzit më të afërt të Bilall Kasamit, të cilët janë krahu i djathtë i tij në punët e Komunës.

Në atë aktivitet, ne realizuam gjithsej 14 ndeshje profesionale. I sollëm boksierët më të mirë shqiptar dhe të huaj, në mesin e të cilëve edhe dy vajza. Pjesëmarrësit ishin nga vende të ndryshme si: Argjentina, Nikaragua, Turqia, Rumunia, Gjermania Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Shqipëria dhe Libani si dhe Kengtarit më i njohur në botë, Manuellson.

Klubi jonë, ” Boxclub Shkëndija No Limit” pa përkrahjen e Komunës e mbushi sheshin e qytetit kurse argatët e Bilallit me muzikë maqedonase, rome dhe turke shpenzuan 4 milion denar të Komunës dhe mbi 6 milion denarë të donatorëve.

Shifemi në Sheshin Iliria Tetovë me 27.07.2024
Me respekt Halim Abazi Kryetari I Boxclub Shkëndija No Limit ❤️

Exit mobile version