Biznesmeni Orce Kamçev aktualisht po merret në pyetje nga një gjyqtar i procedurës paraprake, i cili do të vendosë për kërkesën e Prokurorisë për masën e paraburgimit.
Kamçev u arrestua këtë mengjes me kërkesë të Agjencisë për Siguri Kombëtare, pasi që kanë pasur informacion se Kamçev po përgatitej për t’u arratisur.
Nga Prokuroria më parë thanë se do të kërkojnë masë paraburgimi.