Opozita shqiptare këmbëngul për ligjin e shtetësisë

e postuar më at 19:49
74 0

Opozita shqiptare e gatshme të dyfishojë numrin e amendamenteve për të bllokuar Kuvendin. Megjithatë Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ofrojnë edhe zgjidhje të bllokadës. Në rast se ka marrëveshje për ligj të përbashkët mbi shtetësinë, do t’i tërheqin amendamentet. Në seancën që ishte planifikuar për sot e që nuk u mbajt në mungesë të kuorumit, opozita shqiptare kishte planifikuar propozimin e të paktën 15 mijë amendamenteve shtesë.

“Nuk e shoh arsyen pse nuk zgjidhen në Kuvend. Të gjitha propozim-ligjet e kanë vendin në Kuvend, debatet, amendamentet, mendimet, shqyrtimet, përfshi edhe ligjin për shtetësi. Urdhëroni të ulemi dhe ta gjejmë një zgjidhje të përbashkët. Unë mendoj se mund ta zgjidhim nëse ka gatishmëri. Nëse nuk ka gatishmëri, takimet e liderëve do të marrin masa krejt tjera që nuk do të mbeten vetëm në ligjin për shtetësi, por masa krejt tjera”, tha Skender Rexhepi, Koordinator i ASH-AAA.

Opozita maqedonase zgjidhjen e sheh tek zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Zgjidhja më e mirë është zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Pushteti të jep përgjigje pse Kovid seanca speciale e Kuvendit me pikat e vetme si masat ekonomike është e papranueshme. Le të përgjigjen”, pohoi Mile Lefkov, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Shumica nuk pranon zgjedhje të reja. Kërkon që dialogu të arrihet në Kuvend.

“Konsideroj se zgjedhjet u mbajtën dhe pozita është e qartë. Lidhur me stabilitetin e shumicës, nuk vihet në pikëpyetje. Kolegëve të infektuar me Kovid i dëshiroj shërim të shpejtë”, pohoi Kostadin Kostadinov, Deputet i LSDM-së.

Kreu i Kuvendit nuk do të thërret seancë të re plenare derisa nuk shërohen dy deputetët që ndodhen në izolim për shkak të infektimit me Kovid-19. Në procedurë ka ngecur pakoja e pestë e masave ekonomike, propozim-Ligji për kundërvajtje dhe dhjetëra propozime të cilëve nuk i është miratuar nevoja e sjelljes./Alsat

nga kategoria