Opinioni në pritje të dorëheqjes së Artan Grubit

e postuar më at 20:16
10 0

Pas dorëheqjes së zv/ministrit të Shëndetësisë, Ilir Hasani, tani më dorëheqjen e tij e ka dhënë edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Megjithatë qytetarët nuk janë të kënaqur dhe janë duke reaguar në kërkim të dorëheqjes së zv/kryeministrit të parë Artan Grubi. Sipas tyre, për tragjedinë në Tetovë, nuk mjaftojnë dorëheqjet e dy drejtorëve të spitalit dhe ministrit dhe zv/ministrit të shëndetësisë, por se dorëheqje duhet të jep edhe Artan Grubi.
Kujtojmë se në tragjedinë në Tetovë, jetën e kanë humbur 14 qytetarë ndërsa 12 janë lënduar.
Në Maqedoni do të vijnë ekspertë për të hetuar se si ka ardhur deri tek shpërthimi i zjarrit në spitalin modular.
Prokuroria ka hapur lëndë për të hetuar se si është bërë marrëveshja dhe sa kanë qenë të sigurta këto objekte, ku qytetarët është dashur të shërohen, por, fatkeqësisht ata, u ballafaquan me vdekjen.

T F

nga kategoria