Smart News

Opinion: Kur Arben Taravari punonte për ta bashkuar opozitën, këtyre të opozitës u iknin deputet që i “kidnaponin” vet!

Kur Arben Taravari punonte për ta bashkuar opozitën për ta rrëzuar BDI-në, këta të opozitës së sotme duke qenë në bisedime me të, shkonin bëheshin pjesë e shumicës. Kur Arben Taravari shkoi deri aty që të ulet me Levicën dhe VMRO-në që ta rrezon BDI-në, këtyre të opozitës u iknin deputet që i “kidnaponin” vet. Sot i bëjnë thirrje për bashkim opozitar – A mbanë kjo dhe sa të sinqertë janë?! Mbase Arben Taravari sot është pikërisht aty ku duhej të ishte me partinë e tij që nga themelimi, aty nga ku në fakt e nisën, pjesë e ekzekutivit, aty ku drejtpërdrejtë mund të luftohet për atë NDRYSHIM. Edhe nëse rotacion nuk bëhet, ASH të paktën ka dëshmuar se ka punuar për këtë gjë, pastaj kur ka qenë interesi i shqiptarëve dhe ai i të ardhmes së këtij shtetit është rreshtuar ashtu siç duhet; dhe me Taravarin sot kjo parti dëshmon se nuk është parti mëhallash apo sezonale. Tani bëni frontin opozitarë, e si do e bëni – vetëm ju e dini?

Exit mobile version