Ish kryetari i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët, Omer Ajdini është deklaruar lidhur me koalicionimin e Ziadin Selës me Frontin e ashtuquajtur Evropian në krye me Ali Ahmetin.
Ai ndjehet i thyer dhe i zhgënjyer nga akti turpërues i Ziadin Selës sakaq siç thotë ai “ne sot të zhgënjyer e të mashtruar PO, ama hallall mundin dhe sakrificën kurrë JO!
“Shumë shokë e ish bashkëaktivistë më kanë shkruar mbrëmë për ta ndarë zhgënjimin dhe thyerjen që e përjetuam teksa pamë këtë skenë thellësisht zhgënjyese.
Sinqerisht nuk dija as çfarë t’ju them. Ajo që shihja mbrëmë ishte një spektakël brutal i shuarjes së një kauze, akti solemn i metamorfozës së një politikani dikur-shpresdhënës, e mbi të gjitha manifestimi më i egër i mungesës së moralit në politikë.
Mbrëmë ne e pyetëm njëri-tjetrin se si u mashtruam, e përgjigjen nuk e gjetëm dot. Por një gjë e kuptuam: ne sot të zhgënjyer e të mashtruar PO, ama hallall mundin dhe sakrificën kurrë JO!”, ka shkruar Omer Ajdini.