Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ditë më parë ka publikuar në Instagram një fotografi skandaloze, ku shihej harta e Kosovës e mbuluar me flamurin serb, shkruan “Zeri.info”.
Pas asaj fotografie, postimi i të parit të Serbisë ishte vërshuar nga komentet, teksa kishte edhe reagime të mëdha.
Ndër ta ishte edhe boksieri kosovar, Nuri Seferi që ka përdorur llogarinë e tij në “Facebook” për të bërë një reagim në lidhje me atë fotografi.
“Nuk kemi nevoj për me ju tregu se e kujt është Kosova”, ka shkruar Seferi në “Facebook”.