Smart News

Nuredini reagon ndaj vendimit të Komunës së Dibrës: “Dibra nuk është ‘Big Brother’ – fikni kamerat!

828,804,0,0.5826315789473684,-1

Kryetarja e Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët (FRASH), Yllka Nuredini, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Komunës së Dibrës për t’i dhënë titullin “Qytetar Nderi” Arbër Hajdarit.

Në një postim publik, Nuredini e ka cilësuar këtë veprim si një shfaqje PR-i, duke vënë në pikëpyetje kriteret mbi të cilat po ndahen këto vlerësime.
“Pse? Se ka bërë diçka për Dibrën? Jo! Se ka PR të mirë dhe del në TV? Po!”, shprehet ajo, duke theksuar se ky titull duhet t’u jepet atyre që kanë kontribuar realisht për qytetin dhe jo për ata që mund të sjellin përfitime në të ardhmen.

“Dibra ka nevojë për punë, jo për spektakël. Për zhvillim, jo për show. Dibra ka nevojë për institucione serioze!”, vijon më tej Nuredini, duke kritikuar qasjen e Komunës ndaj nderimeve publike.
Ajo gjithashtu ironizon vendimin, duke pyetur nëse Dibra është bërë pjesë e ndonjë reality show të ri ku vendimet merren nga prapaskenat, në stilin e “Big Brother”.

Ky vendim i komunës ka ngjallur debate në opinionin publik, me qytetarë që ndajnë shqetësimin për mënyrën sesi shpërndahen vlerësimet në Dibër.
Ndërkohë, pritet që përfaqësuesit e Komunës të japin një sqarim mbi arsyet që çuan në këtë vendim.

Exit mobile version