Numri i të shëruarve më i madh se i të infektuarve, 11 humbje jete nga Covid 19 në Kosovë

80 0

512 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Kosovë, ndërkohë që 11 qytetarë kanë humbur jetën.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, 24 orët e fundit janë kryer 4.718 testime, nga të cilat, 512 qytetarë u konfirmuan pozitivë.

11 pacientët, që kanë humbur betejën me Covid 19, i përkasin grupmoshave 54-79 vjeç dhe janë nga qytetet:

Mitrovicë 2 raste, Prishtinë 2 raste, Ferizaj 1 rast, Gjakovë 1 rast, Kamenicë 1 rast, Obiliq 1 rast, Prizren 1 rast, Viti 1 rast dhe Vushtrri 1 rast.

Ndërkohë, 524 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 77.957.

Gjithsej, në Kosovë, sipas IKSHPK-së, raportohen 14.284 raste aktive, shpërndarja gjeografike e të cilëve është si më poshtë:

Prishtinë 185 raste, Gjakovë 39 raste, Ferizaj 37 raste, Gjilan 37 raste, Pejë 37 raste, Mitrovicë 25 raste, Podujevë 22 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Kamenicë 13 raste, Kaçanik 12 raste, Prizren 9 raste, Vushtrri 9 raste, Obiliq 8 raste, Skenderaj 8 raste, Drenas 7 raste, Malishevë 7 raste, Lipjan 6 raste, Viti 6 raste, Klinë 5 raste, Suharekë 5 raste, Rahovec 4 raste, Shtime 4 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash dhe Graçanicë.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria