Nuk trashet kurbani dy ditë para Bajramit, Ramiz Merko sot asfalltoi rrugë në Strugë

40 0

Aleanca për Shqiptarët përmes një njoftimi bëri të ditur se në Strugë është shkelur kodi zgjedhor nga Ramiz Merko dhe Komuna e Strugës.

“Në ditën e heshtjes zgjedhore makineritë e kompanive dhe bizneseve të afërta me Ramiz Merkon po asfaltojnë rrugica nëpër fshatra të ndryshme të Strugës”, thonë nga ASH.

Ata shtojnë se ndërtimi i rrugës 12 orë para procesit të votimit, pa kurrfarë leje, pa procedurë tenderimi dhe jashtë rregullore ligjore është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.

“Ekipi ynë i juristëve po bën parashtresat e duhura. Janë të njoftuara edhe Prokuroria dhe Policia, të cilat duhet të dalin në terren dhe të marrin masat e nevojshme. Asfalti dhe punët ilegale nuk do ta shpëtojnë as Ramiz Merkon, po as edhe bashkëpunëtorët e tij, që kanë shkelur dhe po e shkelin ligjin vazhdimisht. Qytetarë, ruajeni qetësinë. Ka mbetur edhe pak orë. Struga po u kthehet struganëve”, thuhet në fund të njoftimit.

 

 

nga kategoria