Categories: LajmePolitika

Nuk ka qetësi në VLEN – Një tjetër dorëheqje në prag të zgjedhjeve lokale

Koalicioni VLEN po përballet me një seri dorëheqjesh, distancimesh dhe pakënaqësish publike që po e përshkruajnë si një krizë të brendshme serioze në prag të zgjedhjeve lokale të tetorit, shkruan Flaka.

Së fundmi, Profesor Agron Llokmani, ish-koordinator i Lidhjes Demokratike për degën e Tearcës, ka braktisur VLEN-in dhe i është bashkuar Aleancës për Shqiptarët dhe koalicionit “Aleanca Kombëtare për Integrim” (AKI).

Largime të ngjashme janë shënuar edhe nga figurat e tjera të rëndësishme:

Nga Lëvizja BESA, aktivisti Lavdrim Ismaili dhe Besa Kadriu dhanë dorëheqje nga të gjitha funksionet partiake.
Në Tearcë, kryetari i nëndegës Muhamer Isaku u rreshtua pas kandidaturës së Nazim Taipit, duke kaluar në Aleancën për Shqiptarët.
Nga Lëvizja Demokratike, themeluesi Naim Salihu shpalli rikthimin në BDI, duke e akuzuar partinë për “degradim të plotë” pas hyrjes në qeveri me VMRO-DPMNE.
Kritika të ashpra ka dhënë edhe Bashkim Saiti nga Kumanova, ndërsa një tjetër themelues, Muhamet Ameti, paralajmëroi se ky mund të jetë “përvjetori i fundit pa llogaridhënie”.
Kriza nuk ka kursyer as Alternativën. Në Luboten, Sabar Mustafa me strukturën e tij ka braktisur VLEN-in, ndërsa në Kumanovë, funksionari Mesut Bajrami shpalli kandidaturën e pavarur për këshilltar komunal.

Përçarje të theksuara u shfaqën edhe në Çair. Ish-drejtori i Punës dhe Politikës Sociale, Hamza Ameti, kuadër i Alternativës, reagoi publikisht pas shkarkimit të tij, duke marrë përkrahje nga funksionari tjetër i partisë, Faton Fazliu. Po aty, Fitore Qerezi, një nga themelueset e vetë koalicionit VLEN, dha dorëheqje nga të gjitha pozitat, duke e quajtur formacionin si të dështuar në përkrahjen e brendshme.

Një reagim të ashpër publik dha edhe Nafie Selmani, e cila e cilësoi VLEN-in si “një shpresë të humbur” dhe “një zhgënjim të thellë” për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Në vetëm pak ditë, tre shtylla kryesore të VLEN-it – Lëvizja BESA, Lëvizja Demokratike dhe Alternativa – kanë humbur aktivistë, figura themeluese dhe struktura vendore. Valët e dorëheqjeve e përçarjeve po e përforcojnë perceptimin e një krize të thellë politike, me pasoja të mundshme në rezultatin e zgjedhjeve lokale të tetorit, ku uniteti dhe konsolidimi i brendshëm do të jenë vendimtarë. /Flaka/

Admin01

Recent Posts

Qenan Aliu: Blerant Ramadani, një figurë me potencial politik

Analisti Qenan Aliu ka ndarë përvojën e tij të takimit me Blerant Ramadanin, një djalosh…

42 minutes ago

Nxënësit e Tetovës përballen me mungesë librash, pavarësisht milionave të shpenzuara

Nxënësit në shkollat e Tetovës vazhdojnë të kenë mungesë të librave edhe në javën e…

1 hour ago

ASH: Qeveria e VMRO-VLEN e fut vendin me të dyja këmbët në “Botën Serbe”

Deklaratat e fundit të ministrit serb të mbrojtjes Bratislav Gashiq dhe anëtares së qeverisë së…

1 hour ago

Kur parullat bien poshtë: ‘Çairi foli’ apo ‘VLEN-i demaskoi veten’?

Hapja e Shtabit Zgjedhor të VLEN-it në Çair, që ishte menduar të jetë një shfaqje…

2 hours ago

Bujar Osmani: Aleanca Kombëtare për Integrim po ngrihet në një forcë të bashkuar, të fortë dhe inspiruese

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, sonte ka…

13 hours ago

Blerant Ramadani takon banorët e Krushopekut, zotohet për investime në infrastrukturë dhe sport

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku…

14 hours ago