Nuk do të votohet pako e pestë antikrizë përshkak mungesës së deputetëve, Qeveria kërkon zhbllokimin e Kuvendit

93 0

Në Kuvend nuk do të votohet për ligjet në lidhje me pakon e pestë të masave antikrizë për Kovid-19 derisa partitë në pushtet nuk grumbullojnë shumicë, gjegjësisht 61 deputet. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dje pasdite e nënshkroi vendimin për shtyrje në kohë të pacaktuar të mbledhjes së 36-të që duhej të mbahej sot, ndërsa në të cilën përveç këtyre ligjeve kishte edhe 27 pika të tjera. Qeveria mbrëmë bëri thirrje deputetëve të cilët e bllokojnë punën e Kuvendit që të tërhiqen nga ajo mënyrë destruktive e veprimit.

Kryetari i Kuvendit Xhaferi dje në konferencë për media e sqaroi veprimin e tij, duke e akuzuar opozitën se po e keqpërdor gjendjen shëndetësore të deputetëve, në kushte të Kovid-19 dhe se para tij po parashtrohen propozime me ultimatum të cilat nuk mund t’i pranojë. Shumica në pushtet numëron 62 deputetë, ndërsa deri dje dy ishin pozitiv në Kovid-19, ndërsa njëri është i hospitalizuar.

Problemi ishte shkaktuar, sipas kryetarit të Kuvendit, pasi dje koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së ka kërkuar që në mbledhje të shqyrtohen vetëm vazhdimi i gjendjes së krizës dhe tri pikat në lidhje me masat për Kovid-19, e jo 26 të tjerat. Në praktikë, opozita ka kërkuar mbledhje të posaçme vetëm për ato katër pika.

Në mesin e pikave të rendit të ditës të kësaj mbledhje janë ligjet nga grupi i pestë i masave për përballje me Kovid-19: Projektligji për mbështetjen financiare të personave fizikë që kryejnë veprimtari të pavarur të prekur nga kriza shëndetësore dhe ekonomike e shkaktuar nga virusi KOVID-19 , për muajt shkurt dhe mars 2021, Projektligji për mbështetjen financiare për punëdhënësit e prekur nga kriza shëndetësore dhe ekonomike e shkaktuar nga virusi KOVID-19, për pagesën e pagave për muajt shkurt dhe mars 2021, si dhe Projektligji për ndryshimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat personale, të gjitha me procedurë të shkurtuar. Nesër, deputetët duhet të deklarohen për vazhdimin e situatës së krizës në kufirin jugor dhe verior, dhe në rendin e ditës së seancës së 36-të plenare janë interpelancat e parashtruara nga opozita, një projektligj për anulimin e ligjit për regjistrimin i VMRO-DPMNE dhe të tjerë.

Kryetari i Kuvendit u bëri thirrje në mençuri deputetëve të opozitës duke i akuzuar për lojërat e ngushta partiake.

“Kuvendi nuk është as i pushtetit e as i opozitës. Ligjet janë në interesin e të gjithë qytetarëve”, tha Xhaferi duke u bërë thirrje të kthehen në punë për atë paguhen, ndërsa pagën e marrin nga qytetarët.

Plotësim në këtë situatë është bllokada e shkaktuar me mbi 32.000 për njëzet ligje të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës për shkak të mosmbështetjes së Ligjit për shtetësi nga ana e VMRO-DPMNE-së dhe E Majta.

Sipas Xhaferit, tha se kjo është lojë “ping-pong politik” nga të gjitha palët pa përjashtime.

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së njoftoi se ishte refuzuar propozimi i tyre që të caktohet mbledhje e veçantë që të shqyrtohen ligjet për masat financiare në lidhje me pandeminë e koronës, ndërsa në mbledhje do të marrin pjesë që të kalojnë edhe ligjet nga pakoja e pestë e masave dhe i akuzoi LSDM-në dhe BDI-në se po i bllokojnë ligjet.

Koordinatori i grupit parlamentar Nikolla Micevski tha se këtë e kanë propozuar pasi dje në koordinimin e rregullt ishte bërë e qartë se shumica parlamentare nuk do të ketë 61 deputet në mbledhjen e nesërme, ndërsa me qëllim që t’iu ndihmohet qytetarëve dhe ekonomisë sepse afatet për ligjet ka kohë që kanë kaluar.

“Ligjet nga kjo e ashtuquajtur pako e pestë e masave ekonomike nuk janë bllokuar nga VMRO-DPMNE-ja, ato janë bllokuar nga LSDM-ja dhe BDI-ja. Propozimi ynë ishte refuzuar shumë shpejtë. Sot u bë e ditur se kush bllokon në kuvend, sot u bë e qartë se kush nuk kujdeset për shëndetin e qytetarëve dhe se kush merret me politikë dhe keqpërdor krizën shëndetësore”, tha Micevski.

Sipas koordinatorit të VMRO-DPMNE-së, pushteti dhe deputetët e LSDM-së e shfrytëzojnë këtë pako të ligjeve që ta “ta shfrytëzojnë opozitën që t’iu sigurojë kuorum që të kalojnë ligje të dëmshme”.

Reagoi edhe grupi parlamentar i LSDM-së, përmes deputetit Kostadin Kostadinov, i cili ua ktheu akuzave dhe tha se VMRO-DPMNE po sillet në mënyrë destruktive dhe të papërgjegjshme në Kuvend, si dhe se kjo parti opozitare me të Majtën në marrëveshje me grupin parlamentar të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativën po frenojnë proceset në Parlament.

“VMRO-DPMNE-ja po e keqpërdor situatën me deputetët e sëmurë nga kovidi dhe me deputetë të cilët janë në izolim, që t’i frenojë të gjitha proceset e rëndësishme dhe ligjet për qytetarët”, tha Kostadinov, I cili përkujtoi se opozita kundërshtonte edhe propozimin për punë nga distance.

Ai theksoi se deputetët e VMRO-DPMNE-së e bllokojnë edhe punën e komisioneve kuvendore, ndërsa foli edhe për bllokadën e Ligjit të shtetësisë të parashtruar nga ASh dhe Alternativa.

Koordinatori grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Skender Rexhepi deklaroi se me vetë atë që takimi koordinues te Xhaferi nuk ka zgjatur më shumë se dhjetë minuta, shumica në pushtet ka treguar se nuk ka qenë e gatshme të gjejë zgjidhje të përbashkët për dalje nga situata e shkaktuar me bllokimin e Kuvendit.

“Personalisht u propozova të dy koordinatorëve të shumicës të zhbllokohet Kuvendi me atë që do të gjejmë zgjidhje për Propozim-ligjin për shtetësi. Propozimi im ishte dhe do ta them tash qartë, sepse në deklaratat e mediave të gjithë përfaqësuesit e pushtetit dhe të shumicës thonin se ata kanë propozim-ligj për shtetësi dhe do ta parashtrojnë versionin e tyre, unë propozova ta sjellin atë version dhe së bashku të ulemi t’i diskutojmë të dyja versionet, të dalim me një propozim-ligj I cili do të jetë në shërbim të atyre qytetarëve të cilët kanë nevojë për shtetësi”, deklaroi Rexhepi

Koordinatori i grupit të deputetëve të AA dhe Alternativës kërkoi nga pushteti të ndalojë me ndarjen e emocioneve për nevojë politike ditore për atë sa kanë qenë të rëndësishme këto ligje për qytetarët”.

Qeveria mbrëmë u bëri thirrje deputetëve të cilët e bllokojnë punën e Kuvendit të tërhiqen nga kjo mënyrë e veprimit, sepse siç vlerësoi, me këtë sjellin dëme serioze qytetarëve dhe shtetit.

“Janë bllokuar disa nga masat nga pakoja e katërt dhe e pestë për të cilat janë të domosdoshme ndryshime ligjore në mënyrë që të realizohen zgjidhjet për qëndrueshmëri të ekonomisë, për shpëtim të vendeve të punës dhe zbatim të kujdesit që askush të mos lihet pas dore. Në proces inkluziv, me konsultim të të gjitha palëve të prekura deri më tani janë kahëzuar rreth 1 miliardë e 300 milionë euro ndaj qytetarëve dhe ekonomisë që të sigurojmë qëndrueshmëri stabile të ekonomisë me potencial për revitalizim”, ceket në kumtesën e Shërbimit qeveritar për shtyp.

Qeveria thekson se deputetët opozitarë duhet të pranojnë se bëhet fjalë për moment jashtëzakonisht të ndjeshëm dhe se kanë përgjegjësi para qytetarëve që të tejkalohet kjo situate me zhbllokim të procesit kuvendor dhe Kuvendi sa më parë t’i miratojë ndryshimet ligjore në mënyrë që të vihen në funksion masat nga pakot antikovid, të cilat janë me rëndësi të jashtëzakonshme për qytetarët dhe ekonominë.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë bën thirrje që foltorja e Kuvendit të jetë vend për debate, ide dhe amendamente konstruktive për zgjidhje më të mira ligjore në interes të popullit dhe shtetit”, potencohet në kumtesë

Në rend dite të mbledhjes së 36-të përveç pakos së ligjeve për masat antikrizë dhe vendimit për vazhdimin e gjendjes së krizës, janë edhe 26 ligje të tjera.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria