Aktualisht, rreth njëqind punonjës kujdesen për higjienën komunale dhe kontejnerët në të gjithë qytetin pastrohen tre herë në ditë. Për të siguruar një higjienë më të mirë, drejtori Bilalli apelon bashkëqytetarët që të mos hudhin mbeturina vend e pa vend , por të përdorin kontejnerët. Nëse qytetarët kanë për të hedhur mbeturina të forta, mobilje të vjetra apo gjësende nga teknika e bardhë, këtë mund ta bëjn vetë me një telefonatë në N.P Komunalec.