Nora Istrefi shfaqet me plot stil dhe tejet elegante në fotosesionin e ri

e postuar më at 19:49
90 0

Ajo shquhet për stilin e veçantë dhe elegancën që transmeton përmes imazheve e videove të ndryshme.

Fjala është për këngëtaren Nora Istrefi, e cila përflitet vazhdimisht për paraqitjet që bën.

Nëna e një vajze, që në Instagram numëron një milion ndjekës, ndan me fansat shpesh fotografi dhe në këto të fundit shfaqet në top formë.

Ajo vjen e veshur me një palë pantallona të gjerë e një triko të bardhë, gjersa ka marrë disa poza tejet tërheqëse.

Imazhet ndërkohë morën komplimente e mijëra pëlqime edhe në postimin e ndarë para disa orësh.

Nora duhet theksuar se këtë kohë ka qenë më e tërhequr nga muzika, ndonëse ka paralajmëruar projekte të reja që pritet t’i sjellë ditëve në vazhdim.

Të fundit këngë e solli në shtator të vitit që lamë pas në duet me artistin Butrint Imeri.

nga kategoria