Njerëzit mund të prodhojnë helm si gjarpërinjtë

109 0

A mund që njerëzit një ditë të bëhen helmues në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës?

Megjithëse nuk ka gjasa që njeriu së shpejti të bëhet po aq i rrezikshëm sa hipopotami ose gjarpëri, hulumtimi i fundit ka treguar se trupi i njeriut ka të gjitha parakushtet për prodhimin e toksinave.

Në fakt, të gjithëq zvarranikët dhe gjitarët e kanë këtë aftësi.

Ekspertët kanë zbuluar se një numër gjenesh fleksibël, te njerëzit kryesisht të lidhur me gjëndrat e pështymës (gjëndrat e tretjes të vendosura rreth zgavrës me gojë dhe faringut), japin një përgjigje në pyetjen se si kafshët helmuese kanë origjinën nga ato që nuk e kanë këtë fuqi të veçantë.

“Ne aktualisht kemi të gjitha blloqet e nevojshme të ndërtimit për të prodhuar toksina. Tani është koha për procesin e evolucionit të mëtejshëm”, tha gjenetisti evolucionar Agneesh Barua i Institutit të Shkencës dhe Teknologjisë të Okinawa.

Shumë specie të mbretërisë së kafshëve, të tilla si merimangat ose gjarpërinjtë, mund të prodhojnë helm oral. Biologët tashmë e dinin që helmi në gojën e këtyre kafshëve prodhohet nga pështyma e modifikuar, por hulumtimi i ri ka zbuluar mekanikën molekulare prapa këtij modifikimi, shkruan Live Science.

Fuqia e krijimit të helmeve është një shembull i vërtetë i fleksibilitetit të natyrës. Shumë përbërës të toksinave orale janë të zakonshme për kafshë të ndryshme.

Shkencëtarët gjatë studimit të fundit nuk ishin përqendruar në toksinat vetë, por në gjenet që i bëjnë ato të mundshme. Këto gjene rregullatore formojnë bazën e të gjithë sistemit të prodhimit të toksinave, por nuk e prodhojnë atë drejtpërdrejt.

Ndërsa tingëllon joshëse që një ditë të bëhet vërtet toksike, nuk ka gjasa të ndodhë. Helmi është duke u zhvilluar tek kafshët si një metodë e mbrojtjes ose si një mënyrë për të kapur pre, dhe tani për tani ne po funksionojmë shumë mirë me ndihmën e bujqësisë edhe pa këtë ndihmë.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria