Një vjet nga ngjarja tragjike në Spitalin Modular të Tetovës: Opinioni sytë i ka drejtuar nga gjykata

e postuar më at 09:37
49 0

Tetë gra dhe gjashtë burra në moshë prej 29 deri në 78-vjeç, një vjet më parë, rreth orës 21, humbën jetën tragjikisht, pas shpërthimit të zjarrit në Spitalin Modular në Tetovë ku po trajtoheshin për mjekim nga COVID-19 me shpresën se një ditë do të shërohen dhe do të kthehen pranë familjeve të tyre. 12 pacientë të tjerë mrekullisht shpëtuan, bashkë me dy mjekë dhe katër infermiere. Për ngjarjen para gjykatës janë të akuzuar 3 persona, dy drejtorë dhe një mjek. Opinioni pret t’i dijë detajet se çfarë ndodhi që u dogj spitali, shkruan Portalb.mk.

Nata e kobshme
Derisa përfundonte manifestimi qendror i 30-të vjetorit të Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut përpara objektit të Kuvendit, vendi u trondit nga një prej ngjarjeve më tragjike. Zjarr në Spitalin Modular – ishin titujt në të gjitha mediat e vendit, gazetarët e të cilave pak kohë më parë raportonin për festën shtetërore, e cila do të vishej me mantelin e zisë kombëtare.

Automjetet e Urgjencës mjekësore, policia dhe Zjarrfikësit vetëm se kanë qenë në vendin e ngjarjes për t’u përballur me zjarrin masiv, i cili, sipas dëshmive të të mbijetuarve, kishte shkrumbuar tërësisht objektin vetëm për disa minuta.

Në vendngjarje shkuan edhe kreu shtetëror, kryeministri, ministri, kryetarja e atëhershme e Komunës së Tetovës, funksionarë e udhëheqës institucionesh.

Në terren arritën edhe 5 prokurorët e angazhuar për të hetuar shkaqet e zjarrit.

Pamje tragjike, pak informata, familje dhe qytetarë të shqetësuar. Askush s’dinte të thoshte se cili ishte bilanci i zjarrit masiv. Flitej për viktima, për emra, por institucionet nuk jepnin detaje. Nëpër rrjete sociale, por edhe media, u përhapën spekulime të shumta për numrin e viktimave.

“Ndodhi shumë shpejtë, në momentin që duhej të viheshe një vajzë e re në reanimacion në dhomën tjetër, kur i kanë pru aparatet për reanimim ka pasur problem elektrik, diçka u ndez dhe përnjëherë u paraqit zjarri. Në këtë moment s’e pash vet por e dëgjova prej shoqes, edhe them çka u bë? Bashkëshortja e fshehu prej meje që mos ta shoh unë pamjen që të mos mërzitem se jam i sëmurë, pjesërisht i palëvizshëm. Në ato momente filloi të shpërndahet zjarri shumë shpejtë”, deklaroi një pacient i cili i ka mbijetuar tragjedisë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, rreth 3 orë pas ngjarjes njoftoi në Twitter se ka 10 viktima, por se numri mund të rritet. Prokuroria të nesërmen në mëngjes konfirmoi se numri i viktimave gjithsej është 14, apo 12 pacientë dhe 2 familjarë  të pacientëve të cilët kanë qenë në spital për t’i ndihmuar.

Nga autoritetet shtetërore, u njoftua se në RMV do të vijnë edhe ekspertë gjerman për të ndihmuar në hetimin e fatkeqësisë.

(Pa)përgjegjësia e funksionarëve dhe institucioneve
Qytetarët po edhe partitë opozitare, menjëherë kërkuan dorëheqje të kryeministrit, Zoran Zaev,ministrit të Shëndetësisë Filipçe dhe zëvendësi i tij Ilir Hasani, por edhe drejtorëve të spitalit, Florin Besimi dhe Artan Etemi, madje edhe tërë Qeverisë.

“Më lejoni të tregoj se nga përgjegjësia as nuk iki e as nuk do të iki, por do të insistoj dhe do të pres që të mbarojë hetimi. Për shkak edhe kjo periudhë ka nevojë për menaxhim”, deklaroi Filipçe në konferencën për shtyp të 9 shtatorit, në lidhje me kërkesën për dorëheqjen e tij, duke premtuar që “absolut, pas mbarimit të hetimit, do të marrë këtë vendim, a do të jap dorëheqje”.

Të parët që dhanë dorëheqje ishin drejtorët, por ministri i Shëndetësisë dhe zëvendësi i tij vazhdonin këmbënguljen që nuk janë përgjegjës për atë çfarë ka ndodhur dhe për atë do ta presin hetimin e Prokurorisë. Por, pas presionit publik, ministri Filipçe dhe zëvendësi i tij Hasani, dhanë dorëheqje dy ditë pas ngjarjes.

J X

nga kategoria

pg slot