Me rezultat të njëjtë sikurse në ndeshjen e parë, 2-0, Liverpool ka arritur që të fitojë edhe në ndeshjen e dytë ndaj RB Leipzig.
Pjesa e parë mes dy skuadrave solli shumë raste, mirëpo nuk pati ndonjë gol, shkruan lajmi.net.
Në pjesën e dytë, Mohamed Salah 71’ arriti që të zhbllokojë rezultatin e ndeshjes, duke i dhënë epërsinë Liverpoolit.
Vetëm tri minuta më vonë, Sadio Mande shënoi një gol tjetër për t’i dhënë epilogun përfundimtar ndeshjes.
Pas Portos dhe Dortmundit, çerekfinalisti tjetër është Liverpool.