Categories: Lajme

Një i vdekur dhe 6 të plagosur nga të shtënat në Tetovë

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë ka dalë me raportin zyrtar për vrasjen që ndodhi sot, njofton TV21.

Siç bëhet e ditur, një person ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërkaq janë regjistruar edhe gjashtë të lënduar, mes të cilëve edhe një e mitur.

Tre të lënduar ndodhen në Spitalin Klinik në Tetovë, ndërkaq dy të lënduar janë transferuar në Shkup.

Me lëndime është regjistruar edhe një kalimtar i rastit, e cila ka marrë lëndime nga aksidentimi i veturave nga ku ka pasur të shtëna me armë.

“Me date 10.08, ne SPB Tetovë, në ora 12:30, është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Ilinden” me rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, ka ndodhur një shkëmbim zjarri mes personave nga dy automjete, me ç’rast ka ndodhur edhe një aksident trafiku, pas së cilës të dyja automjetet e kanë lëshuar vendin e ngjarjes, njëri prej tyre është drejtuar drejt rrugës “113”, ndërsa tjetri në drejtim të panjohur. Nga informatat e marra nga qytetarët dhe dëshmitarët okularë në vendngjarje, është marrë informacion se automjeti që është drejtuar drejt rrugës “113” është një automjet pasagjerësh “Ford Fiesta” me targa të Tetovës. Gjatë kontrollit është konstatuar se bëhet fjalë për targa të çregjistruara nga i njëjti automjet, në pronësi të personit E.M.(19) nga fshati Gajre e Tetovës. Gjatë marrjes së masave, në kryqëzimin e rrugës “Bllagoja Toska” me rrugën “107” është gjetur një automjet pasagjerësh “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, në pronësi të F.R.(46) nga Tetova, ndërsa brenda automjetit është gjetur një person i vdekur me plagë nga arma e zjarrit. Për ngjarjen është formuar një ekip i cili drejtohet nga prokurori publik kujdestar në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë dhe një ekip inspektues nga SPB-Tetovë. Në momentin e inspektimit, në Spitalin Klinik-Tetovë janë transferuar tre persona me lëndime nga të cilët një vajzë e mitur nga Tetova me plagë nga arma e zjarrit, e cila është mbajtur nën vëzhgim. Ndërsa dy persona të tjerë, O.O.(34) dhe R.T. me plagë nga arma e zjarrit, si raste urgjente janë transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup. Në shkëmbim zjarri nga automjetet është lënduar edhe një këmbësor A.S.(60) nga Tetova, i cili ishte kalimtar i rastit dhe është transferuar në klinikat e Shkupit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

Admin01

Recent Posts

Huzeir Mustafi: Vazhdon nënçmimi i shqiptarëve në Kumanovë, për një periudhë të shkurtër bekatonizohen 29 rrugë, asnjë në lagjet shqiptare!

Kryetari i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë, Huzerir Mustafi, ka reaguar ashpër ndaj…

1 hour ago

Fondacioni “Kujtesa Bullgare” me donacion të ri për Komunën e Pustecit

Në drejtim të prioriteteve të veta programore për zhvillim rajonal të qëndrueshëm, perspektivë evropiane për…

2 hours ago

Regjistrohet tërmet në Maqedoni, ja ku ishte epiqendra

Tërmet me magnitudë prej 3.8 sipas shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Maqedoni,…

2 hours ago

Nazim Taipi: Sharjet e Bilall Kasamit janë shfaqe e frikës, unë vij te ju me ide dhe projekte konkrete

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Nazim Taipi përmes një postimi ka reaguar ndaj sharjeve…

3 hours ago

Pse Albin Kurti përkrah VLEN-in, flet Kim Mehmeti

Publicisti Kim Mehmeti ka komentuar mbi përkrahjet politike që disa partitë shqiptare në Maqedoni marrin…

4 hours ago

Nazim Taipi dhe Nuhi Neziri takim me aktivin e BDI-së në Tearcë për fitoren e madhe!

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Tearcës, Nazim Taipi i shoqëruar nga…

6 hours ago