Nisma qytetare “Mos u bëj mbeturinë”, kërkon të dënohen ndotësit e mjedisit

e postuar më at 18:23
149 0

Goma makinash, pajisje shtëpiake të vjetra, rroba, pelena, mobilje, lodra. Nuk zgjidhet se çfarë ose kur të hidhen mbeturinat në bregun e lumit Vardar.

Me një numër të vogël dhe intuziazëm të madhe dhe shpresë me vetëdije më të madhe, aktivistët e “MOS U BËJ MBETURINË” me Institutin për Studime të Komunikimit dhe “KTHJELLU” janë në veprim para shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Ujit.

Ata thonë se situate është alarmante, qyteti mbytet nga mbeturinat dhe pandemia me kovid 19 nuk lejon që qytetarët të dalin në një numër të madh dhe të merren me veprime të tilla. Ata apelojnë tek institucionet kompetente që të përfshihen në këta aksion por edhe të ndëshkojnë ndotësit e mjedisit.

“Situata është alarmante dhe institucionet nuk duhet të përfshihen veçanërisht në kohën e zgjedhjeve sepse ne si ogranizatë mos u bëj mbeturinë gati katër vite apelojmë që secila qeveri lokale duhet të jetë e vetëdishme se gjithçka varet nga ata e jo nga ne” – tha Milena Mitrevska nga Iniciativa Qytetare “Mos u bëj mbeturinë“.

Hedhja e pakontrolluar e mbeturinave në brigjet e lumenjve dhe liqeneve është një nga problemet më serioze për ndotjen e tyre. Ajo shkakton ndotje dhe më pas i njëjti ujë përdoret për të ujitur produktet bujqësore.

Qasja deri tek uji i pishëm është një e drejtë themelore e njeriut, por ky burim i çmuar konsumohet në mënyrë të pakontrolluar nga institucionet dhe qytetarët. Dëmet i pësojnë qytetarët që paguajnë rregullisht faturat.

“Në vitet e fundit, kanë ndodhur dimra të thatë, rrjedha e burimeve është ulur dhe këtu ne përdorim rezervat. Ne nuk i kemi përdorur për vite me radhë, por dy-tre vitet e fundit, sidomos verën e kaluar, i kemi përdorim plotësisht” – tha Zoran Bozhinovski nga NP “Ujësjellës dhe kanalizim”.

Sistemi i furnizimit me ujë për Shkupin është krijuar për 400 mijë banorë. Mirëpo sot gjat ditës shërbën gati 1 milion njerëz.

Nga kompania publike për furnizimin me ujë dhe kanalizimet thonë se ato shpërndajnë rreth katër metra kub ujë në sekondë, e cila është e barabartë me një rezervuar. Ato garantojnë që ne të pimë ujë kimikisht dhe bakteriologjikisht të pastër. (TVM2)

nga kategoria

pg slot