Nikollovski në takime me kreun shtetëror dhe euroambasadorin Gir: Qartë duken hapat konkretë në Planin për luftë kundër korrupsionit

e postuar më at 19:01
75 0

Zëvendëskryeministri për Luftë Kundër Korrupsionit dhe Krimit, Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Resurse Njerëzore, Lupço Nikollovski sot e prezantoi Planin për luftë kundër korrupsionit para presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe para shefit të delegacionit të BE-së, Dejvid Gir.

Nikollovski presidentit Pendarovski ia prezantoi masat e Planit dhe obligimet për institucionet për zbatimin e tyre me kohë. Presidenti Pendarovski potencoi se për arritjen e rezultateve nevojitet transparence e plotë, vendime adekuate ligjore, sanksione dhe kontribut nga të gjitha institucionet.

Në takim, zëvendëskryeministri Nikollovski i prezantoi masat e Planit me fokus të veçantë në ekipimin dhe digjitalizimin e Prokurorisë Publike si dhe qendrat hetuese në kuadër të prokurorive themelore publike, rritjen e përdorimit të Platformës Kombëtare për Ndërveprim për nevojat e shtatë organeve kompetente për luftë kundër korrupsionit, vendosjen e sistemit elektronik për inspektim “E-inspektor”, sistemit të ndjekjes së lëndëve dhe ankesave, koordinimit me institucionet, përgatitjen e Programit vjetor për Antikorrupsion nga ana e të gjitha institucioneve dhe masat e tjera të Planit.

Në takim me kryetarin e Kuvendit, Xhaferi, zëvendëskryemnistri theksoi se me rëndësi të madhe për realizim efikas dhe ruarje të afateve për zbatimin e masave nga Plani për luftë kundër korrupsionit, është miratimin i ndryshimeve të caktuara ligjore me disa nga masat. Nikollovski i prezantoi masat për të cilat ka nevojë për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për shfrytëzim dhe disponim me sendet në pronësi shtetërore dhe me sendet në pronësi komunale, uljen e numrit të anëtarëve të bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse, digjitalizimin e librave amë dhe dhënien e certifikatave elektronike nga librat amë, Ligjit për furnizime publike, planit për ndryshim dhe plotësim të rregullave nga sfera e administratorëve dhe të punësuarve në sektorin publik.

Xhaferi e informoi Nikollovskin për mekanizmat e Shtëpisë Ligjvënëse për parandalimin e korrupsionit dhe njëherësh shfaqi mbështetje për zbatimin e Planit dhe harmonizimin e të gjitha ndryshimeve të nevojshme ligjore për agjendën ligjvënëse.

Mbështetje për Planin për luftë kundër korrupsionit shfaqi edhe euroambasadori Gir, i cili theksoi se Bashkimi Evropian si partner strategjik, qëndron në dispozicion për bashkëpunim dhe ndihmë të mëtutjeshme për zbatimin e masave.

Zëvendëskryeministri Nikollovski në takim me euroambasadorin Git i prezantoi masat e deritanishme të ndërmarrja për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, por edhe masat e ardhshme të Planit, me angazhimet për të gjitha institucionet dhe afatet për veprim për masat.

nga kategoria