Nikolloski: Regjistrimi në prill do të thotë 2400 të vdekur për shkak të koronës

e postuar më at 21:18
67 0

Nëse do të furnizoheshin vaksinat, nuk do të kishim një pasqyrë të këtillë epidemiologjike. Kjo është arsyeja pse regjistrimi duhet të shtyhet. Sipas asaj që thotë Enti shtetëror i statistikave, do të ketë 5.500 regjistrues, kur ata të takohen me mijëra njerëz, mundësia që të sëmuren të tjerë është e madhe, tha nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski në  Ditarin qendror në televizionin Sitel.

Duke iu referuar citimeve të OBSH-së, Nikolloski tha se një person kur do të sëmuret derisa ta mësojë se është i infektuar do të infektojë të paktën nëntë persona.

“Që do të thotë se në procesin e regjistrimit, këta 5.500 regjistrues do ta transmetojnë virusin tek 49.500 njerëz. Edhe në Maqedoni vdekshmëria është ndër më të lartat ose është 4.9 për qind, që do të thotë se regjistrimi në prill do të thotë 2400 të vdekur nga korona dhe do të nënkuptojë kolaps të sistemit shëndetësor sepse pesëdhjetë mijë njerëz do të sëmuren”, tha Nikolloski .

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolloski theksoi se nëse Zaev dhe Ahmeti duan ta realizojnë marrëveshjen politike që e kanë, atëherë kjo do të jetë përgjegjësia e tyre.

“Nëse kanë pak përgjegjësi, ata duhet ta shtyjnë këtë”, tha Nikolloski.

nga kategoria