Categories: LajmePolitika

Ngrirja e “Balancuesit”, VLEN reagon ashpër ndaj Gjykatës Kushtetuese

VLEN reagon ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për fillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ngrirjes së të ashtuquajturit balancues.

Sipas tyre, ky vendim është frymëzuar nga nevoja e dukshme e strukturave kriminale të pushtetit të kaluar për të krijuar probleme ndëretnike dhe për të destabilizuar marrëdhëniet e brendshme në shtet.

“Duam ta njoftojmë opinionin se të gjithë gjykatësit, pa përjashtim ose çfarëdo përkatësie, janë zgjedhur me votat e BDI-së në mandatet e mëparshme. BDI-ja ka mbështetur të gjithë ata që kanë nisur procedurat kundër të ashtuquajturit balancues. VLEN tashmë po punon për zgjidhjen e problemit të përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve në institucione, por në mënyrë adekuate të sistemuar dhe të kodifikuar. VLEN do ta zgjidhë këtë problem me një ligj të ri, që tashmë është në proces të përgatitjes.

Kujtojmë se parimi i përfaqësimit të barabartë dhe të drejtë është i garantuar me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nuk mund të kontestohet apo anulohet as nga Gjykata Kushtetuese. Për më tepër, në dhjetëra, ndoshta edhe qindra ligje që rregullojnë funksionimin dhe punën e institucioneve individuale, është i garantuar përfaqësimi i shqiptarëve.

Vendimi i sotëm nuk do të ndryshojë asgjë për të drejtat e shqiptarëve, por tregon qëllimet e këqija të atyre që i zgjodhën këta gjykatës në Gjykatën Kushtetuese. BDI-ja nuk i zgjidhte problemet e shqiptarëve, sepse nuk kishte kohë. Ata ishin të përkushtuar ndaj bizneseve të tyre, tenderave, kazinove, qendrave tregtare dhe kompanive të ndërtimit. BDI-ja ishte e zënë duke kryer krime”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Admin01

Recent Posts

Pse Albin Kurti përkrah VLEN-in, flet Kim Mehmeti

Publicisti Kim Mehmeti ka komentuar mbi përkrahjet politike që disa partitë shqiptare në Maqedoni marrin…

27 minutes ago

Nazim Taipi dhe Nuhi Neziri takim me aktivin e BDI-së në Tearcë për fitoren e madhe!

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Tearcës, Nazim Taipi i shoqëruar nga…

2 hours ago

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

15 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

15 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

19 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

19 hours ago