Ngjarje e tmerrshme në Maqedoni, burri fillimisht është vrarë pastaj është djegur

e postuar më at 12:51
43 0

Prokuroria Themelore njofton se trupi i pajetë i një burrë që u gjet me 8 shtator në Kavadar, rezulton të jetë vrarë, përcjell TV21. Nga Prokuroria thonë se rezultatet e autopsisë tregojnë se ai fillimisht është vrarë përmes therrjes, më pas është djegur.

“Konstatimet fillestare nga autopsia e trupit të burrit të ndjerë, i cili ishte gjetur në një shtëpi familjare në Kavadar më 8 shtator, rezulton se i ndjeri është vrarë me plagë të shumta me therje dhe më pas është djegur”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.

Nga faktet e vërtetuara, nga Prokuroria Themelore Publike Kavadarit thonë se po ndërmarrin veprime intensive për zbulimin e autorit apo autorëve.

“Menjëherë pas gjetjes së trupit, është bërë kontroll në vendngjarje dhe tani me urdhër të prokurorit publik po kryhen veprime shtesë kontrolluese dhe biseda me disa persona”, shtojnë nga Prokuroria.

J X

nga kategoria

pg slot