Ngec hetimi për arratisjen e ish-shefit të DSK-së Sasho Mijallkov

e postuar më at 15:15
75 0

Dy javë prej se u arratis dhe u kthye, mbetet ende e panjohur se si Sasho Mijallkov u zhduk para syve të policisë. Pasi askush nuk e dinte se ku ishte për 40 orë, ai u paraqit vetë në Prokurori për ta marrë vendimin për arrest shtëpiak, megjithëse kërkohej me urdhërarrest të brendshëm dhe ndërkombëtar.

14 ditë pas kthimit të Mijalkovit, Kryeministri Zoran Zaev sot tha se detajet e arratisjes i ka prokuroria, ndërsa dy javë më parë tha se me intervenimin me vendosmëri të institucioneve, e kishin detyruar atë të hiqte dorë nga ikja dhe fshehja.

Prokurori publik duhet t’ju japë detaje. Hetimi drejtohet nga një prokuror i caktuar nga Prokurori i Shtetit. Nëse i di detajet e hetimit, atëherë dështoi hetimi. Nuk kam nevojë të di unë, unë mund të jem pjesë e hetimit. Edhe Ministri i brendshëm është gjithashtu pjesë e hetimit. Ministri i Drejtësisë. Prokuroria duhet të tregojë për pjesën e hetimit”, deklaroi Zoran Zaev.

Sasho Mijallkov është në paraburgim, që nga 26 shkurti pasi u dënua me 12 vjet burg për përgjimet masive. Një nga veprat e tij, ndërkohë, u vjetërsua dhe dënimi i tij u ul për tre vjet. Tani për tani, nuk ka përgjigje se si Mijallkov u zhduk, dhe u kthye me shpjegimin se nuk u arratis, por u izolua sepse ka dyshuar se mund të ishte sëmurë nga korona, edhe pse vjeshtën e kaluar ishte infektuar me koronavirus./Alsat/

J X

nga kategoria