Nga teatri, serialet e popullarizuara turke e deri te filmi hollivudian “Taken 2”

229 0

Nga teatri, serialet e popullarizuara turke e deri te filmi hollivudian “Taken 2” – disa nga rolet e njohura të Luran Ahmeti.

Ka ndërruar jetë në moshën 46 vjeçare aktori i mirënjohur shqiptar nga Shkupi, Luran Ahmeti.

Edhe pse kishte një karrierë të gjatë në teatër, seriale e filma – për publikun e gjerë shqiptar, ai u bë i njohur me rolin e profesorit të historisë në komedinë e popullarizuar televizive, “O Sa Mirë”.

Ahmeti ishte pjesë e Teatrit Shqiptar të Shkupit, ku ka luajtur në shfaqje të shumta teatrale. Mirëpo, karriera e tij nuk ishte e limituar vetëm në kufijtë shqiptarë.

Lurani ka luajtur në disa prej serialeve më të popullarizuara të kinematografisë turke, duke përfshirë serialin për Sulltan Sulejmanin, “Muhtesem Yuzyil” e “Kurtlar Vadisi Pusu” (“Lugina e ujqërve”).

“Ndërkohë që për përvojën në telenovelat turke më duhet të flas shumë. Kam luajtur në nëntë telenovela dhe kam rreth 200 episode atje. Për t’ua shpjeguar këtë përvojë më duhet shumë më shumë kohë. Shkurt të mundohem të them se atje duhet punuar shumë, por edhe suksesi të shijon shumë në çdo aspekt”.

Padyshim se ndër arritjet më të mëdha ka qenë roli i tij në filmin e popullarizuar hollivudian, “Taken 2”. Në filmin aksion-triller të vitit 2012, ai ishte njëri nga kundërhstarët e të famshmit Liam Neeson.

“Mutlu Ol Yeter”, “Son Yaz-Balkanlar 1912”, “Elveda Rumeli”, “Balkan Dugunu”, “Bahar Dalları”, “Tek Başımıza”, “Reis”, “Karakol – Herkes Adalet İster”, “Limonata” etj., janë disa prej realizimeve të tjera të kinematografisë turke, në të cilat ka luajtur Luran Ahmeti.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria

pg slot