Nga sot më shumë rrugë njëkahëshe në Tetovë! Ja cilat!

e postuar më at 10:54
21 0

Komuna e Tetovës ka njoftuar se nga sot më shumë rrugë njëkahëshe do të ketë në Tetovë, në njoftimin e tyre shkruan:

Të nderuar banorë të komunës së Tetovës, ju njoftojmë se sot ka filluar zbatimi i rregullores së re për rrugët njëkahëshe, vendim ky që u miratua nga Këshilli i Komunës së Tetovës.
Për të përmirësuar kushtet e qarkullimit në komunikacion në disa rrugë të qytetit Sektori për Veprimtari Komunale ka filluar me vendosjen e shenjave të komunikacionit për të rregulluar rrugët njëkahëshe.

Rrugët të cilët do të jenë njëkahëshe janë: “Probishtipska”, “Nikolla Tesla”, “L.B Pish”, rrugët prej tek “Eski Xhamia” deri tek shkolla “Bratstvo – Migjeni”.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj që rregullat e reja të respektohen me të vetmin qëllim, shmangien e kaosit në komunikacion.

A M

nga kategoria