Categories: LajmePolitika

Nga lavdërimet te akuzat: Emri i Majlinda Bregut rikthehet në qendër të debatit publik

Mbështetja e figurave të njohura ndërkombëtare për Bujar Osmanin në garën për kryetar të Komunës së Çairit nuk është aspak rastësi. Si ish-ministër i Jashtëm dhe një nga politikanët shqiptarë më të njohur në skenën rajonale e evropiane, Osmani ka krijuar ndër vite lidhje të forta me përfaqësues të lartë të diplomacisë dhe politikës, si Josep Borrell, Majlinda Bregu dhe shumë të tjerë. Kjo mbështetje është një pasqyrim i kapitalit të tij politik ndërkombëtar dhe i respektit që ka fituar përmes rolit të tij në proceset integruese dhe në promovimin e Maqedonisë së Veriut.

Një status falënderues i ministrit të Jashtëm në detyrë, Bujar Osmani, ndaj ish-Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, ndezi fillimisht vëmendje për tonin e tij pozitiv dhe për mesazhin e saj frymëzues.

“Një zë i njohur nga rajoni për Çairin: Majlinda Bregu… Ky është një kujtim i sinqertë për të kaluarën, por edhe një thirrje e qartë për të ardhmen që e meritojmë, një Çair me mundësi dhe me dinjitet europian”, shkruante Osmani në një postim ku falënderonte Bregun për fjalët e saj.

Por vetëm pak orë më pas, në rrjetet sociale shpërtheu polemika. Deputetja e Lëvizjes Demokratike, Saranda Imeri, iu referua operacionit të fundit antidrogë të SPAK-ut në fund të korrikut, ku mes të arrestuarve rezultoi edhe Klevis Hoxhosmani, i përmendur nga media si partner i Kejda Ajazit, vajza e Majlinda Bregut.

“Në fund të korrikut 2025, SPAK zhvilloi një operacion të madh antidrogë… Ndër të arrestuarit ishte Klevis Hoxhosmani, i njohur si partneri i Kejda Ajazit, vajza e ish-ministres Majlinda Bregu. Hajduti e njeh hajdutin, se i ngjan vetë!”, shkroi Imeri në profilin e saj, duke ngjallur reagime të shumta në komente.

Operacioni i SPAK-ut, i cili goditi një rrjet ndërkombëtar trafiku droge, solli arrestime të bujshme dhe pritet të ketë zhvillime të tjera në hetime. Përmendja e emrit të vajzës së Bregut në këtë kontekst ka ngjallur polemika politike dhe mediatike, megjithëse lidhja e saj mbetet vetëm në nivelin e raportimeve mediatike dhe jo të akuzave zyrtare.

Ky kontrast i fortë – nga fjalët për vizion dhe lidership te komentet me tone të ashpra politike – e ka rikthyer sërish Majlinda Bregun në epiqendër të debatit publik, mes dy skenave të ndryshme: lavdërimeve për rolin e saj rajonal dhe akuzave të opozitës përmes lidhjeve familjare.

Admin01

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

7 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

8 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

11 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

12 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

12 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

13 hours ago