Smart News

Nga Koalicioni ‘Можеме’ në ‘VLEN’: Kasami Kërcënon Shqiptarët, ASH të largohet, kerkon ri-konfigurim të pozitave qeveritare Shqiptare

 

Në një deklaratë të fortë, Kasami ka njoftuar se do të ketë një riformatim të Qeverisë, duke kërkuar largimin e atyre që bashkëpunojnë me BDI-në dhe partitë që janë të përfshira në krim dhe korrupsion. Ai ka theksuar se zyrtarët që kanë dinjitet duhet të tërhiqen vetë, ndërsa ata që refuzojnë do të shkarkohen. Pas këtyre kërkesave, është paralajmëruar një ri-konfigurim i mundshëm i pozicioneve qeveritare, ku do të preken pozitat e Aleancës për Shqiptarët që janë aktualisht pjesë e ekzekutivit.

“Nëse kanë pak dinjitet, në situatën e krijuar, ata duhet të largohen sepse vet më së miri e dinë që në çfarë rruge i ka future kryetari i partisë por nëse nuk tërhiqen sigurisht që në ditët në vijim do të ketë veprim në drejtim të do kisha thënë të ri-formatimit të Qeverisë për të rikonfiguruar pozicionet në Qeveri”, deklaroi Kasami.

Exit mobile version