Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot në një konferencë për media duket se u dorëzua karrshi punëtorëve shëndetësor në lidhje me shfrytëzimin e 300 vendeve të parkingut brenda Klinikës “Nënë Tereza”, ku ditë më parë kishte thënë se ato vende-parkingu do t’i shfrytëzojnë pacientët/qytetarët e jo punëtorët shëndetësor.
Ai sot tha se parkingu do të jetë për të gjithë, derisa theksoi se “kush ta shfrytëzon le ta shfrytëzon”.
Ky episod me parkingun është një shembull i vogël, por shumë ilustrues për të kuptuar dinamikën e vërtetë politike që po zhvillohet në vend.
“Unë si ministër do të krijoj politika të bazuara në të dhëna, faza e parë është ta shfrytëzojmë infrastrukturën Brenda klinikës “Nënë Tereza”, ajo është me LIMAK-un që e kemi bërë një mëmorandum për bashkëpunim për 300 vende të lira të parkingut. Punëtorët që janë këtu janë të kënaqur, ai do të jetë për të gjithë, kush ta shfrytëzon le ta shfrytëzon”, tha Aliu./Pressonline.al/