Nga e hëna hapen kafenetë dhe qendrat tregtare …

e postuar më at 18:05
105 0

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka njoftuar se nga e hëna sektori i gastronomisë dhe qendrat tregtare do të hapen duke i respektuar masat antiCOVID.

Përmes një komunikate për media, kjo ministri ka dhenë detaje nga takimi koordinues me Ministrinë e Shëndetësisë dhe kryetarët e komunave.

Sipas njoftimit, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia që në fillimi të takimit, ka theksuar se qëllimi i këtij takimi është bashkërendimi i veprimeve në mes institucioneve të nivelit qendror dhe atij lokal në parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

“Duhet ta kemi të qartë se situata në institucionet shëndetësore është mjaft alarmante sepse këto institucione janë të stërngarkuara më pacientë të infektuar më COVID 19 dhe hapësira e këtyre institucioneve afër limiteve. Masat e ndërmarra përfundojnë me 18 prill 2021 dhe me 19 prill duhen masa të reja për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID 19. Është shumë e rëndësishme që sot të diskutojmë bashkërisht që masat që do të hyjnë në fuqi të koordinohen së bashku me nivelin lokal dhe propozimet e juaja si kryetarë dhe përfaqësues të komunave janë shumë të rëndësishme. Prioritet i Ministrisë së Shëndetësisë është furnizimi me vaksina anti-COVID. Jemi në rrugë të mirë, që në muajt në vijim të gjithë të moshuarit mbi moshën 65 vjeçare do të kenë mundësinë të vaksinohen”, thuhet në njoftim.

nga kategoria