Nga e hëna fillon vaksinimi i policëve, gazetarëve dhe edukatoreve

63 0

Grupi nacional teknik për imunizim kundër Kovid-19 solli vendim që prej fillimit të javës së ardhshme të fillojë edhe vaksinimi I të punësuarve në infrastrukturën kritike të shtetit, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Gjithsej 4000 vaksina do të ndahen për këto kategori nga 24.000 vaksinat e para të cilat tashmë arritën dhe me të cilat prej nesër fillon vaksinimi I qytetarëve mbi 75 vjeç. Në infrastrukturë kritike hyjnë grupet në vijim: të punësuar në MPB të cilët janë më tël ekspozuar ndaj rrezikut, e për të cilët MPB duhet të parashtrojë lista në pajtim me rrezikun, të punësuar në ARM, gjithashtu në pajtim me listë të parashtruar nga institucioni për grupet më të ekspozuara, gazetarë të punësuar në medium, të punësuar në prokurori dhe gjykata, vozitësit e autobusëve në NPQ, zjarrfikësit, edukatoret e punësuara në kopshte dhe të punësuarit në pikë-pagesa.

Me këtë vendim grupi teknik për imunizim konsideron se do të mbrohen ata të punësuar të cilët kanë më së shumti kontakte dhe janë në rrezik më të madh. Të gjitha grupet e tjera në pajtim me shkallën e rrezikut do të vaksinohen në fazat e ardhshme dhe bëjmë thirrje për durim dhe mirëkuptim. Ministria e Shëndetësisë edhe njëherë I përkujton qytetarët të vazhdojnë maksimalisht t’I respektojnë masat për mbrojtje personale, qëndron në kumtesë.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria