Nga 14 maji Greqia i hap kufijtë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

73 0

Më 14 maj do të hapen kufijtë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut me Greqinë në Dojran dhe Bogorodicë, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës së sotme të pikës vaksinuese në poliklinikën “Jane Sandanski”.

Ka thënë se mëngjesin e sotëm në bisedë me ministrin grek për turizëm, Haris Teoharis në kuadër të pasqyrës epidemiologjikë dhe masave të dy vendeve, Greqia ka në plan të hap dy kufijtë për Maqedoninë e Veriut më 14 maj, por për hyrje nevojitet test PCR negativ ose vërtetim për vaksinim.

“Atë që kisha obligim sot është të dërgoj se si do të duken certifikatat tona për vaksinim me gjitha kodet dhe listat e laboratorëve zyrtar dhe të autorizuar që mund të japin teste PCR”, ka thënë Filipçe.

Ai ka shtuar se shpreson se nuk do të ndodhin ndryshime drastike që do e përkeqësojnë gjendjen epidemiologjike të dy vendeve.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria