Neziri: Numrat për personat pa shtetësi janë konfuze

e postuar më at 20:58
83 0

Analisti politik Xhelal Neziri në “Rruga drejt…”, prezantoi disa citate të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), duke nënvizuar se nuk përputhen numrat e personave pa shtetësi. Opozita shqiptare thekson se bëhet fjalë për diku 7 000 persona derisa sipas raportit të DASH bëhet fjalë për diku rreth 1500 persona.

Kam disa citate të Departamentit të Shtetit Amerikan (DASH) që ka të bëj me të drejtat e njeriut dhe që i referohet Maqedonisë, thotë 563 persona pa shtetësi ka regjistruar UNHCR-ja dhe Shoqatat joqeveritare për personat që nuk kanë as adresë. 273 persona janë të regjistruar që kanë adresë por që nuk kanë shtetësi. Dhe ka diku 700 fëmijë që nuk kanë certifikata të lindjes, që nënkupton se nuk kanë as shtetësi. Dhe ka edhe 750 të tjerë që janë të identifikuar nga Qeveria, që nuk e di se si i ka identifikuar, që janë afro 1500 persona. Mirëpo te këto 563 pjesa me madhe thuhet se janë të komunitetit rom. Ndërkohë që citohet opozita shqiptare që thotë 7 000 shqiptarë etnikë janë pa shtetësi. E tani këto numra janë konfuze”, tha Xhelal Neziri, analist politik.

Megjithatë me këtë nuk pajtohet kreu i ASH-së, Ziadin Sela i cili përkujtoi Nezirin se Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) të dhënat i ka marr nga institucionet shtetërore, që sipas Selës nuk pasqyrojnë situatën reale rreth personave pa shtetësi.

Nga kush i merr të dhënat Departamenti i Shtetit për këtë çështje, nga institucionet zyrtare. Po këto institucione ne i dëgjojmë që thonë që janë 2 mijë e sa shtetësi që presin pa zgjidh që disa vite dhe Alsati ka pas kronikë në lidhje me këtë çështje. Çuditërisht të gjithë këto që prisnin ishin shqiptarë. Të gjithë ata që refuzohen si të rrezikshëm për shtetin janë shqiptarë dhe të asnjë përkatësie tjetër etnike. Stejt Departamenti mua më vjen mirë që e ka filluar këtë temë, sepse ne i bëmë trajtimin politik të temës, sepse vjet ndoshta se ke pas këtë problematik tek ky raport, ndërsa ata janë interesuar që të marrin të dhëna zyrtare nga shteti, natyrisht se nuk do marrin kafenetë… Besomëni unë kur skam liferuar me numra, sepse unë vlerësoj se ja vlen aktiviteti që kemi bërë edhe për një me qenë pashtetësi”, tha Sela.

nga kategoria