Nexhmedin Sadiku,nga Fshati Sllupçan është zgjedhur drejtor tek Agjencia e rezervave të detyrueshme të naftës- Makora.
Ai vjen nga rradhët e Aleancës për Shqiptarët.
“Të nderuar anëtarë të grupit, dua t’ju informoj se dje komisioni kadrovik i partisë më propozoi për drejtor tek AGJENCIA E REZERVAVE TË DETYRUESHME TË NAFTËS – МАКОRА, kurse sot në Kryesinë Qendrore ky propozim u verifikua me aklamacion.
Dua t’ju shpreh mirënjohjen time të thellë çdo aktivisti për kontributin e dhënë.
E falemnderoj nga zemra çdo njërin veç e veç.
Zotohem se detyrën time do ta kryej me ndërgjegje dhe përkushtim të lartë ashtu siç e kam kryer deri më tani profesionin tim si Profesor dhe detyrat e marra në kuadër subjektit politik.
Gjithashtu do të jem në shërbim për të mirën e të gjithë qytetarëve e në veçanti të votuesve dhe përkrahësve tanë në çdo moment dhe në çdo kohë.
Me respekt nga Nexhmedin Sadiku”, ka shkruar Sadiku. (INA)