Nevzat Bejta, një anije e mbytur që po merr me vete disa të tjerë

25 0

Ndoshta jo personi drejtpërdrejtë vrasës, por përgjegjësi kryesor për shuarjen e 14 jetëve në Spitalin modular në Tetovë, ministri i shëndetësisë Venko Filipçe sonte ka qëndruar në Gostivar për t’i dhënë mbështetje kandidatit të tyre të dëshpëruar dhe BDI-së, Nevzat Bejta.

Në vend të kërkimit të përgjegjësisë, Nevzat Bejta me “mikun” e tij realizuan takime me disa banorë të Gostivarit duke i përshëndetur vetëm me “добровечер”, pasi shqiptarët nuk kishin dalur për ta pritur përgjegjësin kryesorë për 14 jetët e humbura nga qyteti fqinj, Tetova.

Rastësi apo jo, Bejta vazhdimisht ka bashkëpunuar me personat e shtetit të cilët i kanë shkaktuar dëm me tragjedi popullit, në veçanti shqiptarëve.

Ai në mandatin e parë e priti me lule kryeministrin e atëhershëm Branko Cërvenkovski, i cili në 97-tën zhvilloi masakër mbi popullatën shqiptare dhe turke në Gostivar.

Ai fitoi në 2013-tën me mbështetje të kryeministrit të atëhershëm Nikolla Gruevskit dhe famëkeqit për shqiptarët ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov. Në periudhën kur VMRO-DPMNE e mbështeste Bejtën ishte partia që rrihte, torturonte, vriste dhe burgoste vazhdimisht shqiptarë të pafajshëm.

Bejta e kthen historinë, tani me personat më të padëshiruar të LSDM-së në pushtet, kërkon mbështetje në Gostivar. Megjithatë, kësaj radhe disa nga partnerët e tij tradicional, i treguan se nuk do ta mbështesin atë i cili pos hakëmarrjes, largimit nga puna dhe pasurimit personal, nuk bëri asgjë tjetër për këto 20 vite në politikë për Gostivarin. Qytetarët i kanë të freskëta në memorien e tyre pamjet kur të rinj e moshuar nga stacion i autobusave ikinin nga Gostivari për në Gjermani e gjetiu pasi Nevzat Bejta sa herë që fitonte, puna e parë që bëhte ishte vendosja në përdorim të “fshesës” politike duke i larguar nga puna, duke i prekur drejtpërdrejtë në sigurimin e kafshatës për fëmijët e tyre.

nga kategoria