Smart News

Nesër shënohet Dita e komunës së Gostivarit, do të zgjidhet qytetari i nderit dhe do të dekorohen personalitetet më të spikatura

Komuna e Gostivarit ditën e nesërme, 23 dhjetor, shënon ditë e saj.

Në këtë datë të rëndësishme, tradicionalisht do të shpallet qytetari i nderit dhe do të dekorohet të gjithë personalitete e spikatura, kontribuuesit dhe promovuesit e qytetit në nivel vendor dhe ndërkombëtarë.

Për kontributin e tyre, do të dekorohen edhe shoqata e grupe të ndryshme.

Me këtë rast, do bëhet pas shumë vitesh edhe ribashkimi i grupit muzikorë gostivaras “Shëndija” me këngëtar Amet Azizin. Përpos këtij grupi muzikorë, me mirënjohje do të dekorohet edhe grupi tjetër “Area”.

Nga komuna e Gostivarit paralajmërojnë organizim të paharruar që do mbetet gjatë në kujtesën e çdo gostivarasi.

Programi fillon në ora 19:00 dhe i njejti do të mbahet në Qendrën për Kulturë në Gostivar, ku pritet të marrin pjesë personalitete të shumta nga sfera të ndryshme të organizimit shoqëror.

Exit mobile version