NESËR ARBEN VITIA TAKIM VIRTUAL ME KRYETARËT E KOMUNAVE, DO TË DISKUTOHET SITUATA ME PANDEMINË

e postuar më at 18:42
71 0

Kryetarët e komunave të Kosovës janë ftuar nesër në një takim koordinues me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për të diskutuar lidhur me situatën e pandemisë COVID-19.

Gazeta Express ka mësuar se takimi virtual do të mbahet nesër, duke filluar nga ora 10:00.

Ndryshe, nga java e ardhshme pritet që të ketë mbyllje totale për 12 ditë të gastronomisë dhe qendrave tregtare.

Në takimin që ministri Arben Vitia ka pasur me kryetarin e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi është diskutuar edhe ora policore.

J X

nga kategoria