Smart News

Nëse Taravari shkon ministër, Valbon Limani në krye të komunës së Gostivarit?!

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, sot në një deklaratë për media ka thënë se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar nëse ai do të ulet në karrigen ministrore të Shëndetësisë në qeverinë e re. Vendimi do të dihet në fillim të javës së ardhshme.

“Ende nuk kam një vendim përfundimtar, shpresoj që të hënën të kemi një vendim përfundimtar nëse do të vazhdoj si ministër i Shëndetësisë apo do të mbetem kryetar i Komunës së Gostivrit”, tha Taravari duke shpjeguar pse deri më tani nuk ka marrë vendim përfundimtar:

“Dilema është se a ia vlen të shkojmë në zgjedhje dy herë në një vit, pra 35.000 njerëz në Gostivar të votojnë në nëntor të këtij viti dhe në tetor të vitit të ardhshëm, mendoj se është e padrejtë. Nëse mbetet ligji aktual për vetëqeverisjen lokale, unë do të vazhdoj si kryetar komune, nëse ndryshohet ligji që ushtruesi i detyrës së kryetarit të vazhdojë deri në fund të mandatit, në atë rast do të vazhdoj si ministër. E vetmja gjë është që nuk do të doja që qytetarët të maltretohen më pak se një vit para se të shkojnë sërish në zgjedhje”, tha ai.

Nëse opsioni që komuna e Gostivarit t’i mbetet ushtruesit të detyrës kryetari i komunës, Taravari, beson se kryetari aktual i Këshillit, Valbon Limani, do të ishte një zgjidhje e mirë për atë pozitë.

Exit mobile version