Kryetari i degës së Aleancës për Shqiptarët në Bogovinë, krahu i Taravarit, Nedim Izairi është i riu që pritet të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar komune në Bogovinë, transmeton Top24.
Izairi aktualisht është kryetar i kësaj dege dhe gëzon një simpati tek strukturat e partisë në Bogovinë, ndërsa sipas të gjitha gjasave përballë do të ketë kryetarin aktual Besnik Emshiu cili po ashtu pritet të jetë kandidat edhe për një mandat.