Në vend të kriminelëve, Nikollovski njofton se ka kapur gjalp të skaduar

e postuar më at 22:10
73 0

Zëvendëskryeministri i ngarkuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe burimeve njerëzore, Lupço Nikollovski informoi sonte në profilin e tij në Facebook se në një aksion të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, u kap gjalpi i skaduar.

“Në aksionin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) te operatori Euro Mlekara DOOEL Shkup, u gjet dhe u sekuestrua gjalpi me afat të skadimit. Produkti është tërhequr nga tregu. Mbrojtja e qytetarëve dhe shëndeti i tyre është prioritet. Unë bëj thirrje për hetim dhe përgjegjësi të plotë!”, shkruan Nikollovski. Smart News TV

J X

nga kategoria