Në valën e tretë të pandemisë, presionin më të madh po e ndjejnë institucionet shëndetësore

e postuar më at 16:23
68 0

Në valën e tretë të pandemisë, presionin më të madh po e ndjejnë institucionet shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë raporton se gjithsej në spital po mjekohen 1739 persona me Covid. Vetëm tre ditët e para të prillit, janë shënuar 4.116 infektime të reja dhe 124 viktima. Nga Ministria e Shëndetësië kanë thënë se afër 30% e të testuarve rezultojnë pozitiv me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë

“Në spitalin e Manastirit po hospitalizohen 122 pacientë. Në spitalin e Shtipit, 89 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë 49, në Veles 102, në Kumanovë 90. Në Qendrën Covid në Ohër ka 109 persona të hospitalizuar, në Prilep 144, në Gostivar 44, në Strug 20 të sëmurë. Në spitalin e Strumicës janë 99 të hospitalizuar, në Koçan 33, në Kërçovë 31,në Kavadar 78, ndërsa në Gjevgjeli 26 persona pozitiv dhe të dyshuar me koronavirus”.

Nëpër qendrat Covid të Shkupit janë hospitalizuar 65 pacientë të rinjë për shkak të komplikimeve të koronavirusit. Gjithësej 703 persona të dyshuar dhe të vërtetuar e Covid, po mjekohen nëpër klinikat infektive të kryeqytetit.

Ministria e Shëndetësisë

“Në 24 orëshin e fundit në Klinikat Interrne dhe Kirurgjike ka pasur 30 pranime. Në qendrat Covid në spitalin ‘8 Shtatori’ ka pasur 12 pranime dhe 4 ishin në Klinikën Infektive. Në spitalin në Kozle ishte pranuar 1 person dhe 8 në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve. Në Institutin e Mjeksisë Fizike janë pranuar 10 pacientë”.

Ata njoftojnë se janë edhe 220 krevate të lira nëpër qendrat Covid.

Nga Ministria thonë se të gjitha repartet e spitaleve disponojnë vende të lira, të cilat kanë edhe oksigjen. Ministria thonë se ka qasje në gjendjen e kapaciteteve dhe nëse ka nevojë, rapartet do të zgjerohen në mënyrë shtesë.

J X

nga kategoria